Kosova sonte do të luaj një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” do të luajnë në udhëtim ndaj Rumanisë, dhe vetëm fitorja do ti mbante në garë për vendin e parë në grup, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja zhvilohet në stadiumin ”Arena Nationala” në Bukurest, më fillim nga ora 20:45.
Nga katër ndeshjee të zhvilluara, Kosova ka grumbulluar 9 pikë dhe renditet në vendin e dytë në grup, me tre pikë prapa Rumanisë.
Kjo përballje do të transmetohet drejtpërdrejtë në Radio Televizizion e Kosovës (RTK) dhe në SuperSport2./IndeksOnline/