Ishte raportuar se Milot Rashica nuk do të luajë në ndeshjet e Ligës së Kombeve shkaku i një lëndimi.
Mirëpo nuk del të jetë ashtu pasi që siç raporton mediumi turk “SporX”, Rashica nuk ka ndonjë lëndim aktiv dhe se është në fazën e rikuperimit.
28-vjeçari, mbrëmë u paraqit me Besiktas në miniderbin e Stambollit ndaj Basaksehirit, duke luajtur nga minuta e 66-të.
Delegacioni mjekësor i Besiktasit, kanë pasur bisedime me zyrtarët e FFK-së rreth kësaj teme, duke u kërkuar që të mos përfshihet Rashica në grumbullim./IndeksOnline/