Sot, në një proces demokratik me garë të ndershme dhe pjesëmarrje të madhe nga komuniteti, u zgjodh kryetari i ri i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së për bashkësitë lokale Sferkë, Volljak, Përqevë dhe Dush.
Pas fitores, Ramiz Gashi kryetari i sapozgjedhur shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga bashkëveteranët, duke premtuar përfaqësim me përgjegjësi të lartë për secilin prej tyre.
“Ju faleminderit shumë për besimin, me përgjegjësi të madhe do të përfaqësoj secilin veteran të bashkësisë lokale!” – u shpreh Gashi, duke premtuar angazhim të vazhdueshëm në mbrojtje të interesave dhe vlerave të komunitetit të veteranëve.
Me respekt dhe dedikim, kryetari i ri premton të vazhdojë punën në avancimin e çështjeve që prekin bashkësinë lokale dhe trashëgiminë e UÇK-së.