Një ndeshje tjetër e Superligës së Kosovës, sot kishte polemika rreth referimit.
Dukagjini shënoi fitore ndaj Feronikelit ’74, me rezultat 2-1, ndeshje kjo e cila u shoqërua me disa episode të dyshimta.
Një gol i anuluar dhe një penallti e akorduar për Feronikelin ’74, dy kartona të kuq për Dukagjinin dhe një fund një gol i cili u pranua në fund nga VAR, ishin diskutuese.
Pas kësaj ndeshje, ka folur edhe trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi, në emisionin Kampionët Plus në Kanal 10.
Ai tha se e ka përgatitur shumë mirë këtë ndeshje dhe sot do të kishte fituar edhe me shtatë lojtar, duke theksuar se referët ishin në anën e Feronikelit ’74.
”Na e kena pa prej ktu që goli ishte i rregullt, nuk di çka të them për atë penalltin e akordume, nuk di çka të them për kartonat e kuq, ndoshta pak kanë qënë kriterium pak më i ashpër për me marr me t’mir Feronikelin.
Na këtu po jetojmë, kanë desht me të marr me t’mir edhe me neve, po une edhe me shtatë lojtar e kisha fitu ndeshjen, këtë ndeshje u dasht me fitu gjithsesi”, tha mes të tjerash Munishi.