Anulohet televotimi pak orë para Prime-it, shkak zhvillimet në shtëpinë e Big Brother

Televotimi i hapur të hënën, është vendosur që të anulohet.

Kështu ua bëri të ditur Vëllai i Madh banorëve të shtëpisë më të madhe në vend.

“Për shkak të zhvillimeve në shtëpi, Vëllai i Madh ka vendosur që të anulohet televotimi i hapur të hënën. Të gjithë shikuesit që kanë votuar do të rimbursohen. Detajet tjera do të bëhen të ditur sot në ‘Prime’”, thuhet në njoftimin e Vëllait të Madh.

Ndërkaq të nominuarit e kësaj jave ishin Rrezi, Mevlani, Xheneta, Gjesti, Ana dhe Rovena.