Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në fshatin Drenovc në Prishtinë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, pas një incidenti të ndodhur, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht emrin e të dyshuarit që plagosi një personin tjetër në Drenovc të Prishtinës, bëhet fjalë për Leonit Berisha.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ku tha se gjatë të shtënave me armë është plagosur një person dhe se rasti ndodhi sot rreth orës 15:00.
Tutje, Ahmeti tha se personi i plagosur nga arma e zjarrit është dërguar në tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në fshatin Drenovc të Prishtinës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti për Sinjalin.