Dy bankat e mëdha gjermane tani e tutje do vendosin flamurin e Kosovës, e “zhdukin” atë të Serbisë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka dhënë një lajm të shumëpritur.

Dy bankat e mëdha gjermane, Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank tani e tutje në platformat e tyre do të përdorin flamurin e Kosovës.

“Për vite me radhë, Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, gabimisht në platformat e tyre, Republikën e Kosovës 🇽🇰 e kanë lidhur me Serbinë ose e kanë prezantuar si pjesë të saj.
Falë reagimit dhe angazhimit tonë, si edhe bashkëpunimit me këto institucione bankare, Republika e Kosovës 🇽🇰 tashmë nuk figuron dhe nuk do të lidhet më në asnjë mënyrë me Serbinë, siç mund të vërehet edhe nga dëshmitë përkatëse.
Nëse keni hasur në ndonjë institucion apo kompani gjermane, në të cilin Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë të drejtë dhe korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që të mund të korrigjohen gabimet e tilla”, shkruan ambasadori Ajeti në njoftim./Indeksonline/