“Gjyqtari ishte një djalosh i vogël, ne po luajmë kundër sistemit”, Mourinho vazhdon me deklarata të fuqishme

Jose Mourinho ka vazhduar me kritika të ashpra në drejtim të VAR-it, pasi portugezi pretendoi se gjyqtari që ndau drejtësinë në ndeshjen e fundit të Fenerbahces ishte “vetëm një djalosh i vogël në fushë”.

Ish-trajneri i Real Madridit, Chelseat dhe Manchester United, beson se ekipi i tij u dëmtua nga vendimet e diskutueshme të VAR-it në fitoren me rezultat 3-2 ndaj Trabzonsporit, aty ku ekipit vendas iu dhanë dy penallti para se Sofyan Amrabat të shënonte golin e fitores në minutën e 12-të shtesë.

“Sot, njeriu i ndeshjes ishte (gjyqtari në VAR) Atilla Karaoglan. Ne nuk e pamë atë, por ai ishte gjyqtari i ndeshjes. Gjyqtari ishte thjeshtë një djalosh i vogël që ishte aty në fushë, por gjyqtari i vërtetë ishte Atilla Karaoglan”.

Skip AdAdvertisement

“Ai u bë nga një njeri i padukshëm në njeriun më të rëndësishëm në fushë. Unë flas në emër të të gjithë tifozëve të Fenerbahces: ne nuk e duam atë përsëri. Ne nuk e duam atë sepse ka një aromë të keqe. Ne nuk e duam atë në fushë, por në VAR edhe më pak”, ka thënë Mourinho fillimisht.

“E di se çfarë më është thënë, edhe para se të vija. Nuk e besoja, por është edhe më keq se sa më është thënë, por e preferoj të jem në këtë anë”.

“Është më e vështirë sepse ne po luajmë ndaj kundërshtarëve të mirë si Trabzonspor, një kundërshtar I mirë me shumë lojtarë të mirë dhe një trajner historik, por ne po luajmë ndaj sistemit”, vazhdoi ai.

“Të luash ndaj një sistemi është gjëja më e vështirë. Sot, ne luajtëm ndaj një skuadre të mirë, ndaj një atmosfere të fortë, ndaj VAR-it dhe ndaj sistemit, shumë e vështirë”.

“Është e pabesueshme se si e fituam këtë ndeshje ndaj kaq shumë njerëzve të fuqishëm, për këtë arsye e festuam kaq shumë”, përfundoi Mourinho./Telegrafi/