Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht sot për një aksion të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, të zhvilluar në rajonin e Prizrenit, ku cak ishin personat e përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të fajdes. Gjashtë të dyshuar përfunduan në pranga pas bastisjeve të kryera në Prizren e Suharekë.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht emrat e gjashtë të arrestuarve, të cilët janë: Lulzim Ahmetaj, Xhevdet Kokollari, Leotrim Muçaj, Kujtim Kabashi, Bekim Kabashi dhe Durim Gashi.
Siç mësoi Sinjali përmes burimeve, gjashtë të dyshuarit përfunduan në prangat e Policisë dhe të njëjtit dyshohen për fajde, veprimtari kjo që dyshohet se e kanë kryer për një periudhë të caktuar.