Profesor Asllan Krasniqi i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Klinë!
Këtë e ka bërë të ditur vet dega e VV-së në Klinë, përmes një postimi në FB ku i ka uruar mirëseardhje Krasniqit.
“Me një përvojë të gjatë dhe të vyer, që nis si drejtor i shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi” pas luftës në vitet ’90, vazhdon si profesor në Fakultetin e Gjakovës “Fehmi Agani” dhe përmbyllet me angazhimin e tij si zyrtar në Arkiv, profesor Asllani sjell me vete një pasuri të madhe njohurish dhe përkushtim ndaj arsimit dhe shoqërisë.
Bashkimi i tij me Lëvizjen VETËVENDOSJE! është një vlerë e shtuar për të gjithë ne. Së bashku, synojmë t’i japim Klinës dhe Kosovës ndryshimin që meritojnë!”, thuhet në njoftimin e VV-së.