Kurti njofton rritjen e pagave, 55 euro nga janari, 110 nga korriku

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka bëre të ditur se nga viti i ardhshëm do të bëjnë rritje të pagave, por kësaj radhe jo duke e rritur koeficinetin por duke e rritur për një njësi për sektorë.

Kurti theksojë së po bëjnë një rritje subsatanciale për sektorin publik, në përputhje me kornizat.

Pra, koeficienti do të jetë i njëjtë në vlerë prej 105, por do të rritet për një njësi në sektor.

“Një rritje subsatancioale në sektorin publik, duke qene në përputhje më kornizën, duke pasur parasysh nevojën për ata që kanë paga më të ulta.

Ne kemi shkuar në maksimalen e lejuar dhe kemi vendosur që ta rrisim koeficientit për një njësi, ra vlera e një koeficienti mbetet 105 por rritet për të gjithë sektorët për një njësi”, tha Kurti.