Vinicius s’do ta fitojë Topin e Artë, Real Madridi bojkoton ceremoninë e ndarjes së çmimit sonte në Paris

Vinicius Jr nuk pritet ta fitojë Topin e Artë. Kështu bëri të ditur gazetari i shquar, Fabrizio Romano.

Sulmuesi madrilen deri ditën e sotme konsiderohej si favorit për të fituar çmimin, megjithatë në ditën e shpërndarjes së çmimit është mësuar se ai nuk do ta marrë këtë çmim, shkruan Sinjali Sporti.

Siç raportojnë edhe media të tjera, me të mësuar për këtë lajm, skuadra e Real Madridit ka bojkotuar ceremoninë e ndarjes së çmimit natën e sotme në Paris, në shenjë revolte.

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri tani duket favoriti për këtë çmim, i cili fitoi së fundmi Evropianin dhe u zgjodh edhe lojtari i turneut.