“Super Mario” zbarkon në Itali, pritet t’i bashkohet skuadrës së njohur

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, pritet të bëhet me skuadër të re.

Balotelli, i cili ishte pa skuadër pas largimit të tij nga Adana Demirspor, do t’i bashkohet Genoas si lojtar i lirë.

Super Mario, fillimisht do t’i përfundojë vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me skuadrën italiane.

Balotelli, më parë ka qenë pjesë e skuadrave të njohura si Inter, Manchester City, Milan, Liverpooli, Nice dhe Marseille./IndeksOnline/