Sulmohet fizikisht Gazmend Muhaxheri

Mëngjesin e sotëm, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, u sulmua fizikisht teksa po dilte nga një lokal i qytetit.

Muhaxheri u godit në kokë dhe këmbë nga dy të dyshuar, arrestimin e të cilëve e konfirmoi për IndeksOnline edhe drejtoria rajonale e policisë në Pejë.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga persona të dyshuar kryetari i Komunës së Pejës, i cili ka pësuar lendime trupore. Të dyshuarit janë arrestuar”, deklaroi zëdhënësi Driton Rugova.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore e Pejës për IndeksOnline thonë se janë duke u ndërmarrë të gjitha hetimet e nevojshme lidhur me rastin.

“Dy persona janë arrestuar dhe të njëjtit janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për shkak se kanë sulmuar kryetarin e Komunës së Pejës dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Aktualisht, Prokurori i Shtetit, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë veprime, të cilat do të sqarojnë të gjitha rrethanat e këtij rasti” deklaroi zëdhënësi Shkodran Nikçi./