Kuvendi Komunal i Klinës ka mbajtur seancën e nëntë të rregullt të punës për vitin 2024.
Të pranishëm ishin kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, kryesuesi i Kuvendit, z.Fadil Gashi, nënkryetarja e komunës, znj.Marqe Tanushi – Selmanaj, drejtorë të drejtorive, anëtarë të kuvendit, përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe media.
Kryesuesi Gashi hapi punimet e kësaj seance me një deklaratë mbështetje për muajin e ndërgjegjësimit kudër kancerit të gjirit.
Më pas, seanca filloi punimet me këtë rend dite:
Arsyetimi i mungesave,
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë: 20.09.2024,
Pyetje dhe përgjigje,
Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të KPF-së të datës 09.10.2024,
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të lokaleve komunale kompanisë NLP KRM “Ambienti” njësia në Klinë (ref. nga ekz),
Shqyrtimi i raportit të menaxhimit financiar për periudhën janar-shtator 2024 (ref.drejt.fin),
Diskutim i Raportit të SMPK-së (ref. nga ekz),
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.