OJQ “ArtEko” Nis Projektin për promovimin e jetës kulturore në Klinë

OJQ “ArtEko”, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nisur zbatimin e projektit me titull “Promovimi i jetës kulturore përmes aktiviteteve gjithëpërfshirëse në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore në Komunën e Klinës”.

Ky projekt synon të nxjerrë në pah vlerat kulturore të qytetit tonë përmes aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese, të cilat përfshijnë të gjithë komunitetin.

Kësisoji, sot u mbajt ligjërata e parë në SHML “Luigj Gurakuqi” në Klinë me temën “Rëndësia e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Komunën e Klinës”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ligjëruesit Dr.sc. Kujtim Millaku dhe Ma. Smajl Morina, të cilët ndanë me nxënësit dhe të ftuarit rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore lokale.

Fjalën përshëndetëse e mbajti drejtori i shkollës, z. Skënder Maxharraj, i cili falënderoi “ArtEko”-n për iniciativën, ndërsa drejtori i “ArtEko”-s, z. Adriatik Vishaj, përshëndeti pjesëmarrësit dhe ndau një mirënjohje për shkollën në shenjë vlerësimi për bashkëpunimin e treguar, transmeton Klina.info.

Aktivitetet e projektit vazhduan edhe në ditën e dytë me një tjetër ligjëratë në SHFMU “Ismet Rraci”, me të njëjtën tematikë mbi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Nga ana e tij, drejtori i kësaj shkolle, Blerim Kelmendi, falënderoi “ArtEko”-n për kontributin e dhënë në edukimin kulturor të nxënësve, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre aktiviteteve për qytetin e Klinës.

Poashtu, “ArtEko” sot në ditën e dytë vazhdoi aktivitetetet me ligjëratën e dytë të projektit në SHFMU “Motrat Qiriazi” në Klinë me temën e njejtë për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Komunën e Klinës.

Këtu, në këtë shkoll ligjërues ishin Dr.sc. Kujtim Millaku dhe Ma. Smajl Morina. Fjalën përshëndetëse e mori drejtori i shkollës Gani Ahmetgjekaj i cili falënderojë “ArtEkon” përfaqësuësi “ArtEkos” përshëndeti pjesëmarrësit dhe i ndau drejtorit të shkollës një mirënjohje për bashkëpunim dhe mbështetje të aktivitetit. Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky projekt vazhdon të jetë një nismë thelbësore për zhvillimin e jetës kulturore në Komunën e Klinës, duke përfshirë qytetarët e të gjitha moshave në aktivitete që synojnë të mbrojnë dhe promovojnë vlerat kulturore dhe artistike të kësaj zone.

Tutje, OJQ „ArtEko” pret përkrahjen tuaj për ta promovuar më tej këtë iniciativë dhe për të përhapur vlerat kulturore në komunitetin tonë.