Aksident mes tri veturave në Rixhevë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Rixhevë.

Sipas pamjeve të siguruara nga Klina info, në aksident janë përfshirë tri vetura.

Dyshohet se në këtë aksident ka edhe persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe autoambulanca.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti.