Të shtunën KF Dukagjini ballafaqohet me Ballkanin në Suharekë

Nesër më 26.10.2024 në ora 13:00 KF Dukagjini nisë fazën e dytë të kampionatit me ndeshjen kundër Ballkanit.

“Të dashur tifozë, koha ka ardhur që të tregojmë sërish forcën tonë të përbashkët!

Ejani në stadium për t’i dhënë ekipit përkrahjen që meriton, për t’i dhënë forcë e motiv djemve tanë.

Bashkë për Dukagjinin 🤍💚”, thuhet në postimin njoftues të ekipit klinas.