Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland po luan në formë të jashtëzakonshme në fillim të këtij sezoni, dhe rikuperimi pas ndeshjeve të vështira luan një rol të madh në paraqitjet e tij të shkëlqyera.
Norvegjezi përdor krioterapinë, pra aplikimin e të ftohtit ose akullit në mjekësinë fizike dhe rehabilitimin, për t’u rikuperuar, ndaj Qytetarët publikuan një foto të rikuperimit të lojtarit më të mirë në temperaturën -200 gradë Celsius me përshkrimin “Ice Cold Erling Haaland”.
Haaland nuk është i panjohur për këto metoda, sepse dy vjet më parë ai investoi 60,000 euro për të ofruar shërbime krioterapie në shtëpinë e tij në Cheshire.
Haaland nuk është i panjohur për këto metoda, sepse dy vjet më parë ai investoi 60,000 euro për të ofruar shërbime krioterapie në shtëpinë e tij në Cheshire.
Përndryshe, i ftohti vepron në enët e gjakut duke i ngushtuar ato, pas së cilës ato zgjerohen papritur me një vrull të fortë gjaku. Në këtë mënyrë, ka qarkullim më të mirë të gjakut në rajonin që trajtohet, gjë që rezulton në reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjes.