Lumbardh Salihu është prezantuar si aderim i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ka qenë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku që ka njoftuar ardhjen e fituesit të Big Brother Kosova në parti.
Indeksonline e ka pyetur Kaderin për angazhimin e Lumit në politikë dhe përgjigja e saj ka qenë befasuese.
“I uroj veç suksese atij. Kurgja ma shumë” ka thënë Kader Kicaj. E pyetur nëse edhe ajo do të ndjekë rrugën e ish-tëdashurit, modelja ka dhënë një përgjigje.
“Jo, unë nuk pranoj asnjë ofertë. Unë kam plane të ndryshme dhe jo për politikë” ka thënë modelja./Indeksonline/