Kjo ishte nota e Edon Zhegrovës pas paraqitjes fantastike ndaj Atletico Madrid

Skuadra e Lille shënoi një fitore të madhe në UEFA Champions League, pasi mbrëmë mposhti 1:3 Atletico Madrid në mes të stadiumit “Metropolitano”.

Një paraqitje fantastike zhvilloi futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, shkruan Indeksonline

Zhegrova shënoi edhe një gol tejet të bukur në minutën e 61’të.

Kurse faqja e njohur e statistikave “Sofascore” e ka vlerësuar futbollistin kosovar me notën 7.0.

Nota më e lartë në këtë ndeshje i takoi sulmuesit kanadez, Jonathan David, me 8.3 – i cili shënoi dy gola në këtë përballje./Indeksonline/