Kanë përfunduar ndeshjet e javës së tretë në Champions League.
Ky sezon është më ndryshe se ai që jemi mësuar ta shohim, me një format krejtësisht të ri, shkruan IndeksOnline.
Për herë të parë, 36 skuadra do të garojnë për trofeun e Ligës së Kampionëve, katër më shumë se që ishin më parë.
Secila skuadër do të luaj nga tetë ndeshje, me kundërshtar të ndryshëm, nuk do të ketë as grupe, por pikët e mbledhura do të llogariten njëjtë sikurse ligat e tjera.
Pas ndeshjeve të javës së dytë, Aston Villa dhe Liverpul krysojnë tabelën me nga 9 pikë.
Në përfundim të tetë ndeshjeve nga secila skuadër, skuadrat që kanë më së shumti pikë, nga vendi 1-8 do të kualiikohen në 1/8 e finales, skuadrat nga vendi 9-24 do të luajnë në 1/16 e finales, ku do të ketë short, ndërsa skuadrat nga vendi 25-36 do të eliminohen nga Liga e Kampionëve./IndeksOnline/