Shefi i sigurimit, me punëtorë të sigurimit e menaxhera te diskoteka ‘Lit’ në Prishtinë përfunduan në prangat e Policisë për gjuajtjen me armë dhe rrahjen mbrëmë pas mesnate. 13 persona u dërguan në mbajtje dhe tashmë janë zbuluar emrat e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të arrestuarit për këtë rast janë:
1. Fatlum Verbovci, shefi i sigurimit – i dyshuari kryesor
2. Vigan Bekqeli, menaxher
3. Hekuran Demaj
4. Hamdi Obertinca
5. Daut Halili
6. Bislim Thaqi
7. Ilir Gara
8. Burim Verbovci
9. Fisnik Gashi
10. Adem Azemi
11. Qendres Selimi
12. Liridon Berisha
13. Gani Miftari
Viktima të këtij rasti siç merr vesh Sinjali janë babë dhe bir: Albert Muqaj dhe Jon Muqaj.
I pari u plagos me armë zjarri, ndërsa i dyti me mjete të forta.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari kryesor është shef i sigurimit, i cili dyshohet se ka përdorur armën e zjarrit dhe ka plagosur njërin nga dy viktimat.