Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është takuar me Haluk Bayraktarin, shefin e kompanisë që prodhon dronët e njohur turk.
Maqedonci ka thënë se “është njoftuar për inovacionet e kompanisë turke në fushën e fluturakeve pa pilot dhe në sistemet e tjera për përdorim ushtarak dhe civil. U dakorduam për vazhdim të bashkëpunimit dhe eksplorim të mundësive të reja në interes të përbashkët”, shkroi ai.
Ai theksoi se “Me Kompaninë Baykar, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë kanë vendosur bashkëpunim strategjik dhe operacional që po mundëson fuqizimin e kapaciteteve luftarake”.