Klinë/ Një burrë rrahu fizikisht një grua, policia i sekuestron arsenal armësh

Dje gjatë ditës është arrestuar një person në Klinë.

I njëjti sipas raportit të PK-së, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një femër, transmeton Klina.info.

Të dyshuarit i është sekuestruar një arsenal armësh.

Njoftimi i plotë i PK-së:,

Klinë / 21.10.2024 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin nga i dyshuari janë sekuestruar një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, tetë fishek dhe një kuti me fishekë të pushkës ajrore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.