U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

Rap-artisti i njohur shqiptar, Gold AG, është përmendur nga Rezart Veleshnja në Big Brother gjatë një debati me gazetarin Vullnet Krasniqi.

Ai kishte një diskutim ditë më parë me të, gjersa tha se kishte parë një nga intervistat ku dyshja u shfaqën bashkë.

E gjatë spektaklit të natës së sotme (e hënë), të njëjtit e përfshinë sërish reperin nga Presheva.

Foto: Screenshot/Facebook

Një reagim nga Arian Agushi (emri i vërtetë) nuk mungoi, i cili në një postim në Facebook shkroi: “Arianocilin”.

Debatet mes Vullnetit dhe Rezit vazhduan edhe në Prime, ku shihet se që në fillim nuk duan të flasin e të krijojnë raport me njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, ata janë së bashku në një format dhe se nuk mund t’i shmangin bisedat apo përplasjet.