Një aksident me fatalitet ka ndodh në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta Sinjali.
Aksidenti ka ndodh sonte dhe atë e ka konfirmuar edhe Policia.
“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore”.
Gazeta Sinjali mëson se nga aksidenti kanë mbetur të vdekur dy persona të cilët janë: Flurm Parallangai, 29 vjeçar dhe Ardit Parallaga, 21 vjeçar nga Lubizhda e Hasit.
Viktimat siç merr vesh Gazeta Sinjali janë gjetur në një veturë me targa të Bosnjës.
Nga aksidenti kanë mbetur edhe tre persona të lënduar. Te vetura me targa vendore kanë mbetur dy të lënduar, ndërsa te kamioni edhe një person tjetër.