Statistika nga rrethi i parë: Dukagjini skuadra e vetme në Superligë me një rekord të tillë

Dukagjini është skuadra e vetme në Superligën e Kosovës e cila nuk ka mbetur baras asnjë ndeshje.

Gjashtë humbje, tre fitore për skuadrën e Ismet Munishit deri më tani këtë edicion.

Një statistikë të tillë nuk e ka pasur askush deri më tani në elitën e futbollit vendor pas nëntë javësh.