Kanë përfunduar pjesët e para të dy dueleve të Superligës së Kosovës në futboll.Ekipi i Ballkanit ka shkuar në pushim me avantazhin minimal 1-0
Golin e vetëm në 45 minutat e parë e realizoi sulmuesi Bleart Tolaj.Suhareka rastin më të mirë të shënimit e kishte Donat Hasanaj, por goditja e tij me kokë nuk kaloi vijën fatale.
Në ndeshjen tjetër në Klinë, Dukagjini e Llapi shkuan në pushim me barazimin 0-0.Në këtë duel, Elton Basri i Dukagjinit e kishte rastin e artë – ku goditi shtyllën.