Lumi “Drini i Bardhë” kurrë më të bukur se keni parë, kryetari Zenun Elezaj shpërndanë pamjet mahnitëse (Video)

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj me anë të një paraqitje në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarje pamje përgjatë shtratit të lumit “Drini i Bardhë”.

Elezaj ka thënë se me investim nga komuna e Klinës , është bërë shtrirja e rrjetit të ndriçimit publik përgjatë shtratit të lumit “Drini i Bardhë” nga Fenixi deri te shkolla e Mesme Profesionale “Fehmi Agani”. Në këtë pjesë, po ashtu, është bërë edhe rregullimi i shtegut të ecjes, transmeton Klina.info.

I pari i Klinës ka thënë se qenë zotim i tij që të investojnë në rregullimin e shtigjeve të ecjes, shtrirjen e rrjetit të ndriçimit publik e në projekte të tjera që rrisin sigurinë për qytetarët.

Statusi i tij i plotë:

PAMJE PËRGJATË SHTRATIT TË LUMIT “DRINI I BARDHË”

Me investim nga komuna e Klinës, në kuadër të projektit të Drejtorisë së Urbanizmit, është bërë shtrirja e rrjetit të ndriçimit publik përgjatë shtratit të lumit “Drini i Bardhë” nga Fenixi deri te shkolla e Mesme Profesionale “Fehmi Agani”. Në këtë pjesë, po ashtu, është bërë edhe rregullimi i shtegut të ecjes.

Ka qenë zotim i imi që të investojmë në rregullimin e shtigjeve të ecjes, shtrirjen e rrjetit të ndriçimit publik e në projekte të tjera që rrisin sigurinë për qytetarët, por edhe që krijojnë hapësira të përshtatshme për rekreacion.