Vdekja tragjike e Liam Payne/ Artisti publikoi fotografi pak minuta para se të binte nga ballkoni

Artisti i njohur Liam Payne vdiq mbrëmë në moshën 31 vjeçare.

Teksa ishte në pushime në Argjentinë, bashke me të dashurën e tij, Payne dyshohet të ketë rënë nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte, shkruan IndeksOnline.

Por, e çuditshme dhe e dyshimtë po rezulton të jetë vdekja e ish-pjesëtarit të grupit One Direction.

Pak çaste para se te ndodhte tragjedia, artisti britanik kishte postuar disa fotografi dhe video në rrjetin social Snapchat.

Ai publikoi disa video duke dhënë vlerësime për hotelin, të tjera duke shfaqur e sa i kënaqur është që po kalon pak kohë larg shtëpisë, dhe një video duke treguar të dashurën e tij teksa han drekë.

Me këtë të fundit, Liam postoi një fotografi bashkë, vetëm pak minuta para se të rrëzohej nga ballkoni në katin e tretë.

Liam Payne shared a haunting final social media post with his girlfriend - just minutes before he died aged 31 after 'falling off a balcony'

Pamje të publikuara në rrjete sociale indikojnë që Payne kishte përdorur substanca narkotike pak para se të ndodhte tragjedia, megjithatë një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma nga autoritetet.

Artisti u bë pjesë e grupit të famshëm One Direction në “X Factor England”, vite më parë.

Kur anëtarët e grupit u ndanë, ai ndoqi një karrierë si “solo artist”, duke publikuar disa hite të njohura ndërkombëtarisht.