Aksion humanitar në Klinë, fondet e mbledhura u dedikohen grave të prekura nga kanceri

Para Kuvendit të Komunës së Klinës është duke u zhvilluar një aksion humanitar i cili për qëllim ka ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Themeluese e këtij aksioni humanitar është Arta Pantina, shkruan Klina.info.

Aksioni është për qëllime humanitare, mjetet e mbledhura iu dedikohen grave të prekura nga kanceri.

Për më shumë detaje rreth këtij aksioni humanitar ka folur vetë Pantina.

“Brendi “Pentine” , ka për vision me punësu sa më shumë gra që janë të pa shkolluara si nanat dhe gjyshet tona. Prej kësaj m’ka ardh ideja që muajin e tetorit si muaji rozë, me ju dalë në ndihmë grave të prekura nga kanceri. Brendi merret me punë dore edhe këtu kam desht me prodhu një produkt të vogël, një fjongë dhe kjo ka shku si shitje e këtij produkti. Qëllimi për ndihmë për me pas pak ndihmë për terapi”, ka theksuar Pantina për Klina.info.

“Kam desht këtë aksion me organizu në Klinë. Vizioni është që me mbledh sa më shumë fonde që me ju dalë në ndihmë për shërimin e tyre”, ka shtuar tutje ajo.

Për më shumë ndiqni intervisten e dhënë për Klina.info.