Shkolla fillore në Gjurgjevik të madh qe 10 ditë pa ujë, vështirë të zhvillohet procesi mësimor

Shkolla Fillore 9 vjeçare “Tre dëshmorët”, në Gjurgjevik të madh në Klinë, tash e 10 ditë ka mungesë të ujit.

Në këtë shkollë vijojnë mësimin mbi 100 nxënës nga klasa e parë deri në të 9- ten, shkruan Klina.info.

Në këto kushte, me mungesë të ujit zhvillimi i procesit mësimor është tejet i vështirë.

Shkak i mungesës së ujit Klina.info mëson se është djegja e motorrit të ujit, i cili edhe e përcjell ujin.

Klina.info do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast.