Shpërthimi i autocisternës në Pejë, një i vdekur

Një person ka ndërruar jetë në dalje të Pejës pasi ka shpërthyer një auto-cisternë.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pasi që shpërthimi ka qenë i fuqishëm.

Një person tjetër ka mbetur i lënduar nga ky rast.