Vinicius Jr apo Lamine Yamal? Musiala zgjedh lojtarin më të mirë momentalisht

Jamal Musialas iu kërkua të zgjidhte mes dy prej sulmuesve anësorë më të mirë të La Ligës tani – Vinicius Junior dhe Lamine Yamal.

Pavarësisht se është një tifoz i madh i Yamal, siç e ka pranuar më parë, lojtari i Bayern Munichut zgjodhi yllin të Real Madridit.

“Tani? Hajde, Vini”, tha fillimisht Musiala, para se të shtonte: “Por, jepini atij [Yamalit] disa vjet…”, përfundoi gjermani.

Epo, nuk ka kuptim të debatosh – në fund të fundit, të gjithë kanë të drejtën e mendimit të tyre.

Por le të jemi të sinqertë, ajo që Lamine bën në moshën 17-vjeçare është diçka që Vinicius vetëm mund ta ëndërronte në atë moshë.