Mësohet se kush janë dy nga tre viktimat e Badovcit, emrat dhe vendbanimi i tyre

Rasti tragjik që ndodhi mbrëmë në Liqenin e Badovcit, ku një veturë është fundosur pak para mesnatës dhe kanë humbur jetën tre persona.

Lajmin është konfirmuar edhe nga zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti për IndeksOnline tha se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident, transmeton IndeksOnline.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident, kanë qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.