Januzaj s’ka vend më te Belgjika, nuk ftohet as në ndeshjet e Nations League-s

Kombëtarja e Belgjikës ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit tetor.

Trajneri, Domenico Tedesco ka zbuluar listën e lojtarëve për dy ndeshjet, ndaj Italisë dhe Francës.

Edhe pse është rikthyer në formë të mirë te Las Palmas, futbollisti shqiptar Adnan Januzaj sërish nuk ka marrë ftesë nga “djajtë” për ndeshjet e UEFA Nations League.

Januzaj nuk merr pjesë në grumbullimin e Belgjikës për një kohë tejet të gjatë.

Gjithashtu te Belgjika mungojnë edhe disa emra të mëdhenj, si Thibaut Courtois dhe Romelu Lukaku.