S’ishte ftuar asnjëherë, Tim Kleindienst i zë vendin Mërgim Berishës te Gjermania

Kombëtarja e Gjermanisë ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit tetor.

Trajneri Julian Nagelsmann ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet ndaj Bosnjë e Hercegovinës dhe Holandës.

Në këtë grumbullim mungon emri i Mërgim Berishës, i cili është rikthyer nga lëndimi dhe po kalon momente të mira në Bundesliga.

Por vendin e tij e ka zënë Tim Kleindienst, i cili është ftuar për herë të parë në Kombëtaren A të Gjermanisë.

29-vjeçari është pjesë e Monchengladbachut dhe në pesë ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asist./