“E dashura ime nuk ishte ishi- i djalit tim”, Michael Ballack me reagim të ashpër: Do ketë veprime ligjore për këto raportime!

Legjenda e futbollit gjerman, Michael Ballack, ka bërë një reagim në lidhje me të dashurën e tij.

Në mediat ndërkombëtare u raportua se e dashura e re e ish-mesfushorit të Chelseat ishte ishi- i djalit të tij që ndërroi jetë gjatë vitit 2021, shkaku i një aksidenti në moshën 18-vjeçe, shkruan Indeksonline

Ballack për shkak të këtyre raportimeve thotë se është detyruar të bëjë një reagim.

“Lajmet e fundit në media më kanë detyruar të bëjë një reagim. Partnerja ime Sophia nuk është as ish- e dashura e djalit tim të ndjerë dhe as nuk ka qenë shoqe e tij. Ne do të ndërmarrim veprime ligjore kundër këtyre lajmeve fals dhe do kërkojmë që të respektohet privatësia jonë”, u shpreh Ballack