Përçarjet në Vetëvendosje, edhe një deputete konfirmon se mund t’i ndajë rrugët me Kurtin

Rrugën e Haki Abazit, Doarsa Kica-Xhelilit, Fatmir Humollit, Eman Rrahmanit dhe Visar Korenicës, mund ta ndjekë edhe një tjetër deputete në Vetëvendosje.

Drita Millaku ka konfirmuar se është e pakënaqur me partinë e Kurtit.

Në një prononcim për Indeksonline, Millaku ka lënë të hapur opsionin për largim nga Vetëvendosje.

“Çdo gjë së shpejti do të jetë mediatike. Nuk jam t’u u ngut për vendimin. Pakënaqësi ka pasur dhe ka prej fillimi mes nesh dhe Vetëvendosjes. Të rejat do t’i merni vesh pas pak ditësh”, ka thënë Millaku për Indeksonline.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se brenda partisë ka pakënqësi edhe deputetja nga Vushtrria, Fjolla Ujkani.