Lamine Yamal vazhdon të shkëlqej në fazat e hershme të karrierës së tij premtuese dhe lavdërimet për të vijnë nga të gjitha anët.
Në muajt e fundit, ai ka filluar të cilësohet si një lojtar i klasit botëror, gjë që ka parë Barcelonën dhe Spanjën të korrin fitore fal formës së tij.
Nuk është çudi që shokët e skuadrës së Lamine Yamal pëlqejnë të luajnë me të dhe ndoshta përfituesi më i madh i talentit të 17-vjeçarit është Robert Lewandowski.
Sipas MD , veterani polak kishte lëvdata për njeriun që është 19 vjet më i ri se ai.
“Ai është anësori më i mirë në botë. Ai është 17 vjeç dhe ka një karrierë shumë të gjatë futbolli përpara tij”, deklaroi ai.
Robert Lewandowski gjithashtu dha këshilla të forta për Lamine Yamal, pasi karriera e tij vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vëmendje për shkak të paraqitjeve të tij spektakolare për Barcelonën .
“I uroj që të jetë i fortë gjatë një karriere të gjerë dhe të mos i kushtojë rëndësi asaj që thonë njerëzit, por të mbajë këmbët në tokë”, deklaroi ai. /Telegrafi/