Detaje të reja për vdekjen e të riut nga Klina, reagon “Mehmet Akif”

Ditë më parë ndërroi jetë papritmas i riu nga Klina, Melos Krasniqi.

E për vdekjen e tij sot ka reaguar edhe shkolla “Mehmet Akif”, transmeton Klina.info.

Të njejtit kanë përmendur faktin se Krasniqi ndërroi jetë në njërën nga bujtinat e shkollës “Mehmet Akif”.

Kujtojmë se nga mediat u pati raportuar se i riu nga Klina është gjetur pa shenja jete në shtëpi, por kjo del të jetë e pavërtetë.

I riu nga Klina, papritmas ka ndërruar jetë në konviktin e shkollës së lartëpërmendur.
Reagimi i plotë:

Jemi thellësisht të pikëlluar.????????
Njëri nga ne, kolegu ynë i çmuar dhe miku ynë i sapodiplomuar nga universiteti, i dashuri Melos Krasniqi, papritur ka ndërruar jetë në bujtinën për mysafirë të shkollës sonë. Edhe pse koha dhe javët si kjo po kalojnë, dhimbja jonë mbetet e madhe.
I shprehim ngushëllimet dhe durimin më të thellë familjes dhe të gjithë të dashurve të tij.
Qoftë i xhenetit!