Me propozim të shefi të grupit kuvendar të AAK-së në Klinë Valmir Bacaj dhe aprovim të kryetarit Elezaj rritet përkrahja financiare për lindjet e reja

Në seancen e sotme të Kuvendit Komunal të Klinës, shefi i grupit kuvendar të AAK-së Valmir Bacaj i propozoj kryetarit Elezaj që të rritet përkrahja financiare për lindjet e reja në komunën e Klinës, nga 1 Janari 2025.

Bacaj propozoj që për fëmijën e parë të rritet pagesa nga 180 euro në 240 euro, për fëmijën e dytë nga 200 euro të rritet në 260 euro, për fëmijën e tretë dhe të tjerë nga 250 euro të rritet në 330 euro.

Kryetari Elezaj tha se rritja është paraparë edhe në buxhetin e vitit 2025 dhe do të filloj të aplikohet nga viti i ardhshëm.