Këta janë tre persona e arrestuar në Prizren që u kapën me kokainë nga Policia

Tre persona përfunduan në prangat e Policisë në Prizren, mbrëmë pas mesnate, pas një kontrolli rutinë nga një njësi policore e stacionit policor. Të dyshuarit u kapën me një sasi të kokainës, që dyshohet se ishte e përgatitur për shitje dhe shpërndarje. Ndaj tyre u urdhërua masa e ndalimit policor dhe inicimi i hetimit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personat e arrestuar janë Ismet Alaybeg, Tuncay Flugini, dhe Emre Jilta.

Zyrtarët policorë kanë verifikuar të dyshuarit dhe kanë kontrolluar veturën e tyre, në të cilën kanë gjetur një sasi të substancës narkotike të dyshuar kokainë, të ndarë në mbi 15 doza të ndryshme.

Shënim: Personat apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.