Më 28 shtator në Klinë mbahet Turniri Tradicional i Boksit kushtuar tre heronjve: Sylë, Idriz e Milazim Balaj

Kryetari i Klubi të Boksit “Dukagini”, Januz Dervishi bashkë me Drejtorin Hajdin Balaj dhe Trajnerin Ramiz Balaj dhe stafi i klubit, organizojnë Turnirin Ndërkombëtar të Boksit kushtuar tre heronjve, Sylë, Idriz dhe Milazim Balaj, që do të mbahet më 28 shtator me fillim nga ora 14:00 në Palestrën “Adem Jashari”, në Klinë.

Në këtë turnir do të marrin pjesë boksierë nga Zvicra, Shqipëria, Austria dhe Italia, si dhe nga të gjitha klubet nga Kosova.
Me këtë rast, drejtori Balaj falënderon kryetarin e klubit, Januz Dervishin për përkrahjen e vazhdueshme me mjete financiare, ashtu si dhe trajnerin Balaj për punën e palodhshme që bën për përkrahjen e nxënësve.

Ndërsa, falënderim shkon dhe për Federatën me Latif Demollin, Muharrem Gjicin dhe kryetarin e boksit profesionist Viktor Zefin.
Në turnir, do të marrin pjesë edhe familjarë të dëshmoëve.