Parashikimi i motit për sot, pasdite pritet të ketë reshje shiu

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot vranësira dhe intervale me diell, ku gjatë orëve të vona të pasdites dhe në mbrëmje, pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 15-38 km/h, njofton Meteo Kosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 22°C.