Real Madridi do të nisë mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve në sfidën e të martës mbrëma ku përballë do të kenë skuadrën gjermane Stuttgart.
Për Kylian Mbappen do të jetë debutim me fanellën e Real Madrditi në Ligën e Kampionëve, derisa ai ishte vendimtar në fitoren 0-2 ndaj Real Sociedad.
Francezi ka folur fillimisht për fitoren në kampionat, ku shënoi një gol nga penalltia.
“Ishte një ndeshje e vështirë, por në fund fituam. Luajtëm kundër një ekipi të madh, por u kthyem në shtëpi me një fitore të madhe. Jemi duke u përmirësuar dita-ditës. Ndoshta kemi qenë disi me fat, sepse ata kanë goditur tri herë shtyllën, por jemi të lumtur për fitoren”, deklaroi Mbappe.
Mbappe thotë se e kupton se çfarë ka nevojë skuadra dhe synon që të startojnë me fitore në ‘Champions’.
“E kuptoj se për çfarë kanë nevojë skuadra, trajneri dhe shokët e mi dhe jam i sigurt që të martën mund të ndihmoj skuadrën time dhe të fillojmë të fitojmë edhe në Ligën e Kampionëve”, tha sulmuesi.
Krejt në fund Mbappe ka folur dhe për rastin e çuditshëm të penalltive të Realit, ku ai dhe Vini po i ekzekutojnë me radhë!
“E rëndësishme është që katër penalltitë kanë përfunduar në rrjetë, jo kush i ekzekutoi. Ne i kemi shënuar të katërta dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha ylli francez. /Telegrafi/