Maurizio Schillaci, kushëriri i të famshmit, Toto Schillaci është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa kulm mbi kokë.
Gazetat italiane raportojnë se ish-lojtari i Lazios jeton vetëm me qenin e tij rrugëve të qytetit të Palermos, shkruan Indeksonline
Schillaci tani është 62-vjeçar në gjendje të rëndë shëndetësore, i varur nga droga dhe që po bredhë rrugëve pa para.
Si 17-vjeçar ai debutoi me fanellën e Palermos, kurse gjatë karrierës së tij luajti me klubet, si: Lazio, Messina, Rimini dhe Juventus Stabi.
Në Parma tashmë kërkohet ndihmë për ish-lojtarin e Lazios.
“Unë do t’i lë të tjerët ta thonë këtë, por ata që më kanë njohur në futboll, e dinë që unë nuk jam mendjemadh”, kishte thënë Maurizio kur u pyet se a ishte më i mirë se Toto, kushëriri i tij.