Vdekja e Tafil Beqirit, kampi Glavotok vlerëson kontributin e tij dhe shpreh ngushëllime për humbjen e tij

Dje pas njė sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë Tafil Beqiri, nga fshati Voinik i Skënderajt.

I ndjeri ka jetuar dhe vepruar ndër vite në Kroaci.

E pas vdekjes së tij kanë reaguar partnerët dhe kolegët e Kampit Glavotok në Kroaci, transmeton Klina.Info.

Partnerët e tij kanë çmuar kontributin dhe përkushtimin e të ndjerit, duke vlerësuar lartë angazhimin e tij.

Kampi Glavotok i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, shoqërisë dhe gjithë kolegëve për këtë humbje./Klina info/