Paneli i Gjykatës Supreme të Speciales ka marrë vendim lidhur me kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim, duke e hedhur poshtë.
Ky panel konstatoi se s’ka pasur shkelje të procedurave me vendimin “për mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të të akuzuarit”.
“ Paneli konstatoi se nuk është bërë shkelje thelbësore e procedurave nga ana e Gjykatëses së Procedurës Paraprake e cila fillimisht urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të të akuzuarit, dhe Panelit të Gjykatës së Apelit i cili e konfirmoi vendimin”, thuhet në vendim.
Përveç Haxhi Shalës, në këtë rast akuzohen edhe Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari.